Renaldo Salianji, gazetari i Euronews Albania foli më tepër rreth ngjarjeve politike të pritshme në vitin 2021 duke pohuar se ky nuk do të jetë një vit zgjedhor si ata të mëparshmit.
“Është një vit zgjedhor 2021-shi dhe do të futemi me një kod zgjedhor jo si ai që kemi pasur,” – kështu e nisi fjalën e tij gazetari.
Sipas tij risi e këtij viti zgjedhor është mospërfshirja në fushatën elektorale e disa veprimtarive që deri më tani nuk kanë qenë të ndaluara, siç përmendi, inaugurimin e shtëpive të prishura nga tërmeti apo inaugurimin e investimeve publike, të cilat nuk duhet të përdoren për fushatën zgjedhore as nga Kryeministri as nga Ministrat.
“Një risi tjetër është se nuk duhet të jepen koncensione katër muaj para zgjedhjeve,” – shtoi Salianji duke mos lënë pas dhe risinë e koalicioneve.
Sa i takon koalicioneve në kampin opozitar Salianji tregoi se deri para pak kohësh gjasat ishin që të dilnin me dy lista.
Pra, Partia Demokratike dhe aleatët e vet historik të dalin me një listë ndërsa parti të majta si LSI apo PDIU të dalin në një listë më vete, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, mund të kemi surpriza dhe mund të dalin me një listë të vetme” – tha gazetari.
Sa i takon pikave kryesore që do të trajtohen gjatë kësaj fushate zgjedhore, Salianji specifikoi ekonominë ku Partia Socialiste është mbështetur te inaugurimi i veprave infrastrukturore dhe Partia Demokratike te plani i rimëkëmbjes.
Rindërtimi tashmë është parë si shtyllë kryesore e paraqitur nga PS ndërkohë që në 1 janar kryeministri shtoi dhe vaksinën si pikë të rëndësishme të fushatës që nga opozita shihet me skepticizëm, madje qeveria akuzohet si e vonuar në këtë vendimmarrje.
Sipas gazetarit të Euronews Albania, zhvillimi i fushatës nuk do të ketë probleme dhe do të vijojë me takimet me grupe të vogla njerëzish, me më pak se 10 persona, siç kemi parë të bëhet nga Rama e Basha deri në këto momente.
Lexoni gjithashtu:
Tenderat e vitit 2021, kryesojnë punët publike në prag zgjedhjesh dhe pandemia
Sprovat që sjell përpara viti 2021