Gazetari i revoltuar: Dua të kthehen paratë e vjedhura në arkën e shtetit
Gazetari Sokol Bregu shprehu revoltën e tij sa i takon aferës së inceneratorëve. Ai tha për “SOT” në Euronews Albania se kërkon me ngulm që të gjitha paratë siç janë vjedhur t’i kthehen buxhetit të shtetit.
Bregu pretendon se për Bllakon nuk është dënim burgu, por ai duhet të kthejë gjithë paratë e vjedhura.
Gazetari shtoi gjithashtu se vetë komisioni për hetimin e inceneratorëve është i përfshirë në këtë aferë.
Avokati Genc Gjokuta tha ndërkohë se SPAK duhet të vepronte më parë sa i takon çështjes së Bllakos. Ai kujtoi skenën në komisionin parlamentar për hetimin e kësaj afere, kur ish-deputeti i PS-së nuk foli rreth temës.
Asokohe ai u shpreh se kishte folur në SPAK dhe nuk kishte pse të fliste në komision, gjë që tregon, sipas avokatit frikën e Bllakos për këtë çështje.
Gazetari Ferdinant Dervishi u shpreh se deklarata e SPAK sa i takon arrestimit të Bllakos është shumë më e besueshme se ajo e policisë. Sipas tij gjatë 12 orëshit të “zhdukjes” së Alqi Bllakos mund të ketë ndodhur shumëçka, ndër to dhe komunikimi i tij me njërëz të pushtetshëm.
Sipas tij nëse diçka e tillë ka ndodhur me dijeninë e policisë, atëherë kemi të bëjmë me rënie të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa