Gazetari investigativ: Email-i sekret i kreut të SHISH për Ahmetajn dhe satelitët
https://youtu.be/MUJR1I28tP4Gazetari Xhevahir Zhabina, në emisionin “Now” në Euronews Albania foli për publikimin e email-ve të kreut të SHISH Elidon Bendo.
Ai tha se nga email që ka lexuar nuk ka vënë re asgjë që mund të cenonte sigurinë e vendit.
Zhabina theksoi se gjëja që i bëri përshtypje ishte komunikimi që kishte pasur me një nga përfaqësuesit e kompanisë amerikane që ka fituar tenderin prej 6 milionë dollarësh për satelitët.
“Ka një ndryshim të madh nga email-et e ish drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano. Në ato email që unë kam lexuar të Elidon Bendos, nuk kam parë aq informacion sensitiv që mund të cenonte sigurinë.
Mbase drejtori i SHISH është i kujdesshëm në informacionet që dërgon dhe merr në adresën e tij zyrtare të email. Ajo që kemi parë është se ai ka pasur një komunikim me një përfaqësues të kompanisë amerikane e cila fitoi tenderin 6 milionë dollarësh për satelitët, ku ai ka një komunikim me një nga drejtuesit e kësaj kompanie.
Por më pas nuk ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me të dhe këtë email ia ka bërë forward Arben Ahmetaj. Është e çuditshme që përse përfaqësues të kësaj kompanie kanë dashur të flasin me drejtorin e SHISH”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit