Gazetari investigativ: Ferri mbi tokë në SPAK, mjerë kush shkon atje!

Gazetari investigativ
8 Shkurt 2023 | 22:14

Gazetari Poli Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se SPAK është institucioni më i “kapur” nga amerikanët, në kuptimin e besnikërisë ndaj ligjit.

Sipas tij, në 3 vitet e para të ekzistencës së SPAK, prokurorë të caktuar janë kapur nga politika, gjë që sipas tij solli edhe irritimin e amerikanëve, të cilët kanë investuar shumë për këtë institucion.

“Nëse vazhdojmë me retorikën që SPAK është i Edi Ramës, atëherë kush i ka futur në burg këta të tjerët? Në SPAK të gjitha palët i kanë futur duart, këtë e them me garanci. Në 3 vjetët e para SPAK ishte për mjerimin e tij, ndaj u irrituan edhe amerikanët sepse prokurorë të caktuar i kanë kapur. Po shkove te Gjykata Posaçme është tjetër histori. Të gjithë po merremi me SPAK dhe nuk e dimë që ferri mbi tokë është atje. Nëse kanë kapur amerikanët një gjë, në kuptimin e besnikërisë ndaj ligjit është Gjykata e Posaçme. Mjerë kush shkon atje!” tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026