Gazetari Julian Kasapi tregon detaje për ngjarjen ku u vra nënkomisari i Policisë
Gazetari Julian Kasapi ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e sotme ku mbeti i vrarë nënkomisari i Policisë Saimir Hoxha.
Ai thotë se dy shokët e autorit, Kristjan Sherri dhe Armando Marku kanë pohuar para oficerit të policisë gjyqësore se nuk kishin dijeni që Aldi Rama ishte i armatosur.
Sipas gazetarit, të rinjtë pasi janë dorëzuar në polici kanë thënë se kishin dalë në atë zonë për të pirë cigare hashashi.
“Dy personat, dy miqtë e autorit kanë thënë se ne nuk e dinim se kishte armë dhe kishim dalë në atë zonë për të pirë cigare hashashi”, tha ai në studion e “Now”.
Në lidhje me veprimet e policisë, gazetari thotë se ato po ktheheshin rrugës pasi kishin identifikuar nëpërmjet dronit parcelën me 110 rrënjë kanabis.
“Ndërkohë sa i takon veprimit të policisë, ata po ktheheshin pasi kishin identifikuar nëpërmjet dronit parcelën me 110 rrënjë kanabis. Është evidentuar parcela dhe efektivët kanë parë një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar dhe nuk është se efektivët do futeshin në parcelë për të bërë korrje dhe për të djegur rrënjat e kanabisit. Dhe kanë ndaluar këtë automjete dhe aty ka ndodhur ngjarja”, tha ai.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun