Gazetari: Karrierat politike në Shqipëri ndërtohen mbi servilizëm, jo meritokraci

14 Mars 2026 | 20:57

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Reldar Dedaj komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë votimin e deputetëve të mazhorancës kundër autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres.

Dedaj u ndal te mënyra se si po funksionon sot sipas tij politika shqiptare, ndërsa tha se karrierat shpesh nuk ndërtohen mbi meritokraci apo gara të brendshme, por mbi besnikëri dhe servilizëm brenda partive. Sipas tij, ky fenomen krijon një realitet artificial në politikë dhe dobëson standardet e përfaqësimit.

“Ne po ndërtojmë një falsitet në shoqëri dhe ky është një problem shumë i madh. Karrierat politike në Shqipëri janë ndërtuar mbi bazën e servilizmit, jo mbi bazën e temperamentit politik që mund të ketë një individ. Madje, duke parë mënyrën se si funksionojnë sot partitë politike, një njeri që ka temperament nuk ecën dot dhe nuk bashkëpunon dot. Këtë gjë ma thonë edhe demokratë të ndershëm, të cilët shohin elementë të tillë që nuk arrijnë të bashkëpunojnë”, tha ai.

Sipas tij, partitë e mëdha kanë pasur historikisht një bazë të gjerë intelektuale dhe politike, por me kalimin e kohës sistemi i brendshëm politik ka pësuar deformime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr...
08:28 | 28/07/2026