Gazetari-Klevis Balliut: S’keni asnjë vizion, kush janë kandidatët për zgjedhjet?

15 Shkurt 2023 | 22:04

Gazetari Reldar Deda ka debatuar me shefin organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në lidhje me kandidatët e opozitës për zgjedhjet lokale.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Deda i tha Balliut se PD-ja nuk ka asnjë vizion dhe se ende nuk njihen kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 14 majit.

Balliu iu përgjigj duke deklaruar se opozita e ka treguar alternativën e saj.

Pjesë nga debati

Reldar Deda: Jemi 2 muaj para zgjedhjeve. Nuk kemi dëgjuar asnjë alternativë nga kandidatët e opozitës të cilët kanë dalë në çdo bashki, asnjë vizion, asnjë program. Kush janë këta njerëz? Çfarë vizioni kanë për qytetet e tyre?

Klevis Balliu: Ne e kemi dhënë alternativën tonë. Ditën e shtunë, kur ishte protesta, u dhanë disa pika , nga bujqësia te minimumi jetik. Më vjen keq, duhet t’i shikoni.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026