Gazetari: Kosova ka hequr dorë nga të gjitha masat qortuese për targat

25 Nëntor 2022 | 13:17

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Ndërkohë gazetari Lirim Mehmetaj komentoi dy takimet e zhvilluar më 21 dhe 23 nëntor mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Ai tha se marrëveshja që u diskutuar të hënën ishte ndryshe nga ajo e të mërkurës.

Me marrëveshjen e datës 23 nëntor, qeveria e Kosovës sipas gazetarit ka hequr dorë nga të gjitha masat qortuese për targat.

Më tej ai theksoi se nëse do të pranohej marrëveshja e të hënës do të ishte më e favorshme për Kosovën.

“Teksti i deklaratës në të cilën thirreshin për t’u pajtuar Kurti e Vuçiç të hënën është shumë më i favorshëm për Kosovën se teksti i të mërkurës. Prandaj nuk bën aspak sens se përse është pranuar teksti i të mërkurës dhe nuk është pranuar ai i të hënës. Teksti i të hënës nuk e ka pasur fare të shkruar që palët pajtohen që të gjitha marrëveshjet e të kaluarës duhet të zbatohet. Teksti i të hënës ka lejuar që qeveria e Kosovës të vazhdojë me qortime, të vazhdojë qasjen  me targat ndërsa me të mërkurës zhduket dhe eleminohet komplet ajo masë e qortimit. Kosova ka hequr dorë nga të gjitha masat.

Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka marrë ndonjë vendim të ri që e zhbën atë të vjetrin.

Vuçiç e do asociacionin njëherë dhe pastaj negocimet për marrëveshjen përfundimtare ndërsa Kurti e pranon asociacionin mirëpo brenda totalit të marrëveshjes së përgjithshme. Propozimi i Kurtit nuk është pranuar dhe sot s’ka më asnjë afat për targat”- tha ai.

Më tej ai theksoi se: Do ishte më e lehtë dhe më e qartë nëse ndryshimi në raport me të kaluarën do të pranohej. Kjo çështja e targave bëhet qendrore dhe mund të përfundojmë prapë duke shtyrë vendimin për targat dhe në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ajo që është në dorën tonë është të gjejmë taktikat e nevojshme që të realizojmë qëllimet tona.

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026