Gazetari: Kukësi një ‘kala politike’ që Rama synon ta mbajë përmes Majkos
Gazetari Denis Dyrnjaja, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se rikthimi i Pandeli Majkos në Kukës është një gjetje strategjike nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Dyrnjaja më tej theksoi se Kukësi është një ‘kala politike’ që Rama synon ta mbajë, dhe sipas tij Majko do të ishte një kapital i fortë politik për këtë qark.
“Besoj rikthimi i Majkos në Kukës është një gjetje strategjike për shkak se në atë rrethinë Majko gëzon një lloj popullariteti për shkak të qëndrimit të tij mbi Kosovën. Ka një lloj ndjeshmërie pozitive. Kukësi është një kala politike që Rama synon ta ketë dhe ta mbajë.
Rama ka kuptuar se duhen marrë masa për të mos e humbur Bashkinë e Kukësit, pasi Gjici duhet t’i ketë pasur të lëkundura kapitalet politike për ta mbajtur Bashkinë. Majko do të ishte një kapital i fortë politik. Duke i dhënë një mundësi Majkos, Rama tregon se nuk është ai që heq xhaketat e vjetra. Janë lojëra politike që Rama i bën herë pas here”- deklaroi gazetari.
Pandeli Majko ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta