Gazetari: Meta s’ka moral të protestoj, është në hetim. Truku që përdori
Gazetari Flogert Muça, në një intervistë për Euroneës Albania, është shprehur se Ilir Meta, nuk ka moral të protestojë, në një kohë kur vetë ai është në hetim nga SPAK.
Muça tha se qëllimi i kësaj proteste është që Meta të tregojë se është aktiv dhe i fortë në politikë, dhe sipas tij ajo që bie në sy është vendi ku ka zgjedhur për të bërë protestën, duke qenë se është hapësira shumë e vogël dhe nuk nxë shumë njerëz.
“Ilir Meta nuk ka moral të dalë të protesoj për një çështje e cila është në hetim kur ai vetë është në hetim. Fakti që sot kemi një ish-ministër, një ish deputet dhe ish-sekretar në pranga, aty ka diçka, por këtë duhet ta marrim vesh nga gjykata. Unë flas me fakte. Meta ka qenë në koalicion me Edi Ramën. Kur ishin bashkë, incineratorët nuk kishin ndodhur. Protesta është e shëndetshme, i shërben demokracisë, por protesta ngrihet me një moral. Qëllimi i kësaj proteste është që Meta të tregojë që jam në politikë aktive dhe i fortë. Truku që ka zgjedhur ai për të mos dështuar kjo protestë është vendi,“ – tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta