Gazetari: Njerëzit po shkruajnë në Twitter që janë gjallë, shpërndajnë vendndodhjen
Gazetari Abdylvehap Ejupi komentoi nga Stambolli gjatë një interviste për Euronews Albania, zhvillimet më të fundit nga kërkimet e ekipit të shpëtimit në rrënojat e tërmetit në Turqi.
Ejupi tha se shpëtimi i një familjeje me 6 anëtarë i ka dhënë shpresë dhe forcë ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar çdo zemër që rreh nën rrënoja.
Gazetari tha se një rol të madh në shpëtimin e jetëve njerëzore ka luajtur dhe rrjeti social Twitter, në të cilin personat nën rrënoja kanë bërë me dije se janë gjallë dhe kanë shpërndarë vendndodhjen e tyre.
“Gjetja e këtyre njerëzve dhe nxjerrja e gjallë e tyre shkakton një entuziazëm tek grupet e shpëtimit. Gëzimi dhe lotët që dalin nga grupet e kërkim shpëtimit, janë ajo forca shtytëse dhe shpresa që edhe një frymë edhe një zemër që rreh në gërmadha të nxirret. Kjo është ajo fuqia motivuese dhe që e bën gjendjen të jashtëzakonshme. Bën mrekulli në gjithë këtë fatkeqësi dhe kjo na mban të shtangur përpara rrjeteve televizive dhe rrjeteve sociale.
Twitter ka bërë një punë të jashtëzakonshme, një pjesë e madhe e të mbijetuarve vazhdojnë të shkruajnë në Tëwiter që jam i gjallë dhe japin vendndodhjen dhe kjo e lëhtëson punën e ekipeve të kërkim shpëtimit”, tha Ejupi.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë