Gazetari Renaldo Salianji analizon si ndryshuan listat e kandidatëve për deputetë PD dhe PS

17 Mars 2021 | 14:15

Pas problemeve që konstatoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe tërheqjes së një kandidati në radhët e Partisë Socialiste, së fundmi janë zyrtarizuar dhe ndryshimet e reja.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji analizoi në edicionin e pasdites ndryshimet e bëra nga PD, e cila sërish i ka qëndruar versioneve të para për sa i përket numrit të kandidatëve – me numra më tepër se sa ka kërkuar KQZ.

PS ka ndryshuar në Vlorë Alket Hysenin me Leonard Beqirin, ndërsa në Elbasan ka lëvizur në renditje dy kandidatë për të respektuar kuotën gjinore.

Lexo më shumë: Kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, lista e plotë me ndryshimet

Ndërsa PD ka bërë shumë lëvizje, kryesisht me kandidatët e aleatëve, në Tiranë, Fier, Durrës, Korçë, Shkodër, Vlorë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Lexo më shumë: Kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, lista e plotë me ndryshimet

Nga listat e para të dorëzuara më 8 mars, Lëvizja Socialiste për Integrim ishte ndër të vetmet që nuk pati probleme kryesore – përveç disa saktësimeve në identifikim.

Lexo më shumë: Kandidatët e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, lista e plotë

Gazetari Salianji sqaroi se partitë kryesore PD dhe PS kanë bërë një lexim të ndryshëm Nenit 67 të Kodit Zgjedhor ku në pikën 4 thuhet se:

“[…] numri i kandidatëve në listën shumëemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast numri […] duhet të jetë i plotëpjestueshëm me numrin tre.”

“Sipas PD-së ky nen nuk vendos një tavan për numrin e kandidatëve, por të kundërtën mendon KQZ, i cili thotë se maksimumi dhe minimumi caktohen nga kjo pikë,” – tha gazetari Salianji duke shtuar se mbetet për t’u parë se çfarë qëndrimi do të mbajë KQZ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026