Gazetari shqiptar në Rusi: NATO shihet nga Moska si institucion i “Luftës së Ftohtë”

1 Maj 2026 | 21:41

Duke folur në një lidhje direkte nga Rusia për emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar Misha Pumo komentoi deklaratat e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, si edhe mosmarrëveshjet dhe tensionet mes SHBA-së dhe NATO-s.

Sipas Pumos, Lavrov ka përsëritur qëndrimin e Moskës se NATO është një institucion i “Luftës së Ftohtë” dhe se zgjerimi i saj në lindje nuk i shërben stabilitetit në Evropë.

“Lavrovi ka thënë një refren që Rusia tashmë e përsërit prej më shumë se 20 vitesh. Zgjerimi i NATO-s në lindje ka qenë gjithmonë një pikë e dobët në marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë,” u shpreh Pumo.

Ai theksoi se Moska e lidh drejtpërdrejt zgjerimin e NATO-s me përshkallëzimin e krizave në rajon, përfshirë edhe luftën në Ukrainë, duke e konsideruar këtë si një nga arsyet e konfliktit.

Gazetari shtoi se çështja e sigurisë evropiane, sipas narrativës ruse, nuk mund të trajtohet pa përfshirjen e Moskës, duke e cilësuar Rusinë si një faktor të domosdoshëm në arkitekturën e sigurisë në kontinent.

Duke komentuar më tej situatën gjeopolitike, Pumo u ndal edhe te marrëdhëniet SHBA–NATO, duke vënë në dukje se në Rusi perceptohet një mungesë kohezioni dhe mosmarrëveshje mes aleatëve perëndimorë.

Sipas tij, këto tensione interpretohen nga Moska si një dobësim i unitetit të NATO-s, veçanërisht në një kohë kur roli i Shteteve të Bashkuara mbetet vendimtar për funksionimin e aleancës.

Në analizën e tij, Pumo theksoi se Rusia vazhdon të kërkojë një rikonfigurim të marrëveshjeve të sigurisë në Evropë dhe zbatimin e kushteve që ajo i konsideron të nevojshme për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Në Rusi perceptohet që Europa është në një farë mënyre nxitëse dhe po hedh benzinë në luftën në Ukrainë, ndërkohë që vlerësohet përpjekja e administratës amerikane për të gjetur zgjidhje. Gjithçka që ka bërë administrata Trump është mirëpritur, dhe gjithmonë përmendet ajo që quhet fryma e Alaskës dhe marrëveshjet e arritura atje. Rusia këmbëngul që ato marrëveshje të zbatohen, në mënyrë që të arrihet një përfundim i luftës sipas kushteve të saj”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026