Gazetari shqiptar në SHBA: Kujdes, Rusia nuk do të arrijë një marrëveshje paqeje

17 Gusht 2025 | 19:58

Gazetari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Denion Ndrenika, komentoi me rezerva dhe pesimizëm bisedimet mes Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin lidhur me Ukrainën, gjatë samitit historik në Alaskë.

Në një lidhje live për Euronews Albania, ai shprehu dyshime të mëdha për arritjen e ndonjë marrëveshjeje të qëndrueshme për paqen, duke theksuar se Rusia është e predispozuar të mos e arrijë një zgjidhje të tillë.

“Çfarë më bëri përshtypje ishte qëndrimi i Putinit, i cili përpiqej të theksonte se Alaska ka qenë një territor rus dhe se Rusia është një fqinj i afërt i SHBA-së, pavarësisht oqeaneve që e ndajnë. 18-20% e Ukrainës është nën sundimin rus. Unë besoj se Rusia kurrë nuk do të arrijë një marrëveshje paqeje. Edhe nëse nënshkruhet ndonjë dokument, ajo do të jetë vetëm formale dhe përkohëse,” tha Ndrenika, duke kujtuar bisedimet e 5 dhjetorit 1994 në Budapest, kur Ukraina shkëmbeu arsenalin e saj bërthamor me Rusinë dhe mori premtime për integritetin territorial.

“Shefi i shërbimit sekret ukrainas atëherë tha se brenda 20 viteve Rusia do të sulmojë Krimenë – dhe kjo ndodhi në 2014. Pra, është pothuajse e pamundur që Rusia, si një popull sllav me mentalitet të ngjashëm me serbët në Ballkan, të respektojë një marrëveshje paqësore. Dhe është shumë e vështirë që ajo të lejojë zhvillimin demokratik në terren”, tha ai.

Ndrenika shtoi se sigurisht që Rusia ka interesa për të arritur një marrëveshje me Ukrainën, por se kjo do të jetë shumë e vështirë pasi është e pamundur që të kënaqen të dyja palët.

“Sigurisht që Rusia ka interesa për paqe, qofshin ato për futjen e gjuhës ruse në Ukrainë apo për mbrojtjen e komunitetit rus atje. Por në një marrëveshje përfundimtare paqësore, kërkesat e Rusisë janë të papranueshme, pasi pala tjetër nuk do të pranojë që katër territore të jenë nën kontrollin rus. Pra, është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje që kënaq të dyja palët, nëse Rusia mban këtë qëndrim,” përfundoi gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026