Gazetari sqaron vendimin e qeverisë për të kursyer energji me të hënën pushim
Qeveria vendosi që dita e hënë 21 mars të jetë pushim për të gjithë administratën publike, së bashku me të martën që është festa e Novruzit.
Këshilli i ministrave arsyetoi që meqenëse fundjava dhe e marta janë ditë zyrtare pushimi, të përfshihet edhe e hëna si e tillë.
Vetë kryeministri tha se kjo do të bëhet për kursim të energjisë, pasi për 4 ditë radhazi institucionet publike nuk do të shpenzojnë energji elektrike.
Gazetari Bardhi Sejdarasi thotë se ky arsyetim është logjik, pasi sado pak do të kursehet energji elektrike gjatë këtyre ditëve.
“I gjithë sistemi publik do të jetë me konsum minimal”, u shpreh Sejdarasi në emisionin Sot në Euronews Albania.
Rama tha se dita e hënë mendohet të jetë edhe ditë pa lëvizje të makinave, për të kursyer karburant, por ende nuk është marrë vendim për këtë.
Sejdarasi thotë që ky mund të jetë plan afatgjatë; një ditë në javë pa makina.
“Jemi në kushtet e mungesës së produkteve në treg, këto janë disa nga masat”, thotë Sejdarasi.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve