Gazetari tregon detajet: Në Shqipëri qarkullon drogë sintetike, ekstazi
Ish-drejtorit të Policisë së Përgjithshme, Gledis Nanos iu hakerua posta elektronike, nga ku rrodhën një sërë informacionesh konfidenciale, ndër to dhe një e-mail, ku ai ngre alarmin se në Shqipëri po qarkullon masivisht drogë sintetike, konkretisht ekstazi.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se sipas e-mail-it Nano ka kërkuar nga sektorët e narkotikëve të ndiqen me prioritet këto raste.
Sipas Ferhatit, të tilla informacione nuk cenojnë sigurinë kombëtare, duke iu përgjigjur kështu njoftimit të prokurorisë që ndaloi përhapjen e çfarëdolloj informacioni brenda postës elektronike të hakuar.
Gazetari solli në vëmendje se në e-mail-e ka dhe emra të bashkëpunëtorëve të drejtësisë të cilët, nuk mund të bëhen publikë në asnjë lloj mënyrë, së pari pari për sigurinë e personave dhe së dyti sepse i tillë informacion nuk ka interes publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta