Gazetari tregon detajet nga gjyqi i Franc Çopjas në Belgjikë: Seanca u ndërpre prej buburrecave
Gazetari shqiptar Julian Kasapi në një lidhje live nga Belgjika për “NOW” me Thimi Samarxhi tregoi detajet lidhur me zhvillimet në gjyqin e Franc Çopjas i cili po gjykohet për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt BE-së.
Kasapi theksoi se ky gjyq është shumë serjoz por seanca e djeshme u karakterizua nga një problematikë e pazakontë, pasi u ndërpre për shkak të pranisë, siç thuhet, të buburreceve në sallën e gjyqit.
“Pallati i drejtësisë në Belgjikë është qindra vjeçar, i është nënshtruar një rikonstruktimi, por vetëm në fasadë, kurse nga brenda vijon të jetë i vjetër. Thuhet se anëtarja e trupit gjykues ka parë një buburrec dhe ka ndërprerë menjëherë seancën në ngarkim të Franc Çopjas dhe tetë personave të tjerë. Kryetarja e trupit gjykues ka thënë se të gjitha rrobat duhet të lahen në 90 gradë dhe më pas të futen në frigorifer, është kërkuar dezinsektim i ambienteve dhe rrobave është për të qeshur, por nga ana tjetër gjyqi ndaj Çopjas është tepër serioz. Franc Çopja, është një ndër ekstradimet e para që Belgjika ka bërë nga Dubai. Pritja për nisjen e procesit ishte me interes, ku janë edhe tetë persona të tjerë në kuadër të procedimit për trafikun ndërkombëtar të kokainës, ndërsa sipas të dhënave të Sky ECC janë transportuar nga Amerika Latine drejt BE-së rreth 15 ton kokainë – një shifër rekord që thuhet se nuk e ka arritur askush më parë. Po ashtu bëhet fjalë për eliminimin e Ardit Spahiut në Molenbeek, për shkak të përplasjes së grupeve kriminale që kanë operuar në Belgjikë,” tha gazetari Kasapi.

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit