Gazetari: Vjedhja e pulës në Fushë-Mamurras u trajtua si ngjarje kriminale
Gazetari, Julian Kasapi thotë se e gjithë policia e Kurbinit nuk duhej të ishte angazhuar me një ngjarje në Fushë-Mamurras, ku u vodh një pulë, edhe pse përbën vepër penale.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kasapi u shpreh se uniformat blu e kanë trajtuar këtë rast si të ishte një ngjarje e rëndë kriminale.
“I gjithë angazhimi i policisë, i cili mendoj se nuk duhet të jetë për kështu ngjarjesh, siç ka qenë rasti në Fushë Mamurras, i marrjes së një kallëzimi sesi gjatë natës persona të paidentifikuar kishin vjedhur një pulë. Thjesht ideja, persona të paidentifikuar, se kur flasim për persona të paidentifikuar, flasim gjithmonë për ngjarje kriminale apo grabitje banke.
Në këtë rast ishte vjedhur një pulë, patjetër që është një vepër penale, por gjithë kjo energji për të marrë kallëzim policia, e cila më pas dosjen e kishte dorëzuar në Prokurorinë e Kurbinit. Gjithë kjo energji e shpenzuar për vjedhjen e një pule”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet