Gazetari zbulon dëshmitë e shoqeve të Hygertës: Erdhi në shkollë edhe pas vrasjes
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania dëshmitë e shoqeve të Hygertës, e cila dyshohet se vrau të atin e saj, 50-vjeçarin Pëllumb Meta, me armë zjarri.
Ferhati tha se shoqet e Hygertës kishin treguar se ajo ishte ekselente në shkollë dhe ishte tip i veçuar.
Po ashtu, Ferhati tha se shoqet e Hygertës kishin deklaruar se 19-vjeçarja kishte shkuar në shkollë edhe pasi kishte ndodhur vrasja.
“Unë kam parë sot me shqetësim edhe deklarimet e shoqeve të shkollës së Hygertës, të cilat thanë se ajo ishte nxënëse ekselente, e cila edhe pas ngjarjes ka qenë në shkollë, ka qenë aktive në mësim, ka marrë pjesë. Ishte tip i veçuar thoshin shoqet e saj.
I pëlqente vetmia. Fliste për prindër strikt, që i kontrollonin edhe orarin kur kthehej, sepse bënte rrugën nga Durrësi në Tiranë për të ardhur për të ndjekur studimet.
Nga ana tjetër, profili i djalit të madh, Hysenit, një personazh i qetë, kishte punuar me babain edhe si roje, lavazhier, kishte provuar edhe emigracionin. Po ashtu edhe Amarildon në bazë të dëshmisë së në pronari servisi automjetesh ku kishte punuar, një djalë u urtë dhe i qetë thotë ai”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 09:22 Rama për median italiane: S’kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
- 08:38 Irani: Trump një kriminel dhe vrasës
- 08:20 Garda Revolucionare: SHBA goditi urat drejt Mashhadit, vendit ku do të varroset Khamenei
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës