Gazetari zbulon vendimin e parë që Trump do marrë për Shqipërinë: Aty do duket qasja

31 Dhjetor 2024 | 11:02

Marrja e detyrës nga Donald Trump më 20 janar pritet me interes të shtuar edhe nga formacionet politike në Shqipëri. I ftuar në Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita bëri një parashikim mbi ndryshimet që presidenca e re amerikane mund të sjellë për Shqipërinë. Lita theksoi se vendimi i parë që Trump do të marrë për Shqipërinë në 6 muajt e parë të vitit 2025 do të jetë caktimi i një ambasadori amerikan në Shqipëri.

Në analizën e tij, gazetari thekson se zgjedhja e ambasadorit do të tregojë dhe qasjen që administrata Trump do të ketë ndaj Shqipërisë. Ai shtoi se në tavolinë janë dy mundësi: nëse do të kemi një ambasador politik nga rrethi i ngushtë i Trump, apo një ambasador diplomatik që do të varet nga Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio.

“Nuk është Shqipëria qendra e vëmendjes së Trump, apo e administratës amerikane. Nëse do të shikojmë ndonjë lëvizje për Shqipërinë, do të jetë miratimi i një ambasadori të rinj në gjashtë muajt e parë të 2025-ës. Dhe më pas do të shikojmë cila do të jetë politika amerikane dhe nëse do të ketë ndryshime, apo nëse do të vazhdojë me të njëjtat ritme dhe orientime. Testi i parë do të jetë caktimi i një ambasadori dhe do ta shikojmë nëse do të jetë një ambasador politik apo një ambasador diplomatik. Kjo do të duket nëse do të jetë një person që zgjidhet nga rrethi i ndihmësve të Trump, siç ishte Yuri Kim, apo nëse do të jetë një ambasador nga DASH dhe nën drejtimin e Marc Rubios, i cili do të jetë Sekretari i ri i Shtetit. Ky do të jetë përcaktimi më i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi duhet t’u themi shikuesve se si lëviz diplomacia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026