Gazetarja Çaushaj: Projekti i “Open Balkan” ka vdekur

27 Shtator 2021 | 21:31

Për gazetaren Rezarta Çaushaj, vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Prishtinë tregoi se iniciativa e Open Balkan është vrarë si retorikë.

Ajo theksoi se projekti formalisht është rrëzuar nga vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në rajon.

“Ideja e Open Balkan me vizitën e Merkel është vrarë formalisht ndërkohë që me vizitën e Ramës është vrarë si retorikë. Tani do të ketë një kontroll dëmi deri sa të humbasë rëndësinë nga tema dhe situate të tjera”, tha znj. Çaushaj.

Sipas gazetares qeveria gjermane e bëri të qartë që në mes të gushtit se kjo ide nuk mund të konkurrojë Procesin e Berlinit.

Znj. Çaushaj shton se BE duke mos pasur një kontroll mbi Open Balkan, Rusia ka një derë të hapur nga Serbia dhe përmes kësaj mund të zgjerojë ndikimin në Ballkan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026