Gazetarja italiane: Pse hetuesit nuk e besojnë dëshminë e vrasësit të Ilarias

9 Prill 2025 | 16:18

Megjithëse duket se hetimet për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula nga ish-partneri i saj filipinas janë në rrugën e duhur, gazetarja italiane Alessia Candito tha se hetuesit po shqyrtojnë edhe disa skenarë të tjerë.

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, ajo u shpreh se ka një çështje që duket si ngërç, pasi për hetuesit ka disa të dhëna dhe versione të autorit që nuk përputhen me kohën e vrasjes së shqiptares Ilaria Sula.

“Autori deklaroi se kishte vepruar pasi kishte zbuluar se Ilaria Sula kishte lidhje me një person tjetër, por hetuesit dhe prokurorët nuk janë shumë të bindur nga ky version dhe po shqyrtojnë nëse ka ndonjë skenar tjetër. Autori thotë se e vrau vajzën në mëngjesin e 26 marsit pasi kishte fjetur te ai. Kjo është një deklaratë kontradiktore nga autori, pasi nuk ka arsye, sipas hetuesve, që pasi të jetë ndarë me vajzën, ajo të ketë shkuar dhe të ketë fjetur në shtëpinë e ish-partnerit të saj. Prandaj, ky rindërtim nuk përputhet me kohën mes vrasjes së dyshuar dhe tentativës për të fshehur kufomën. Në rast se vrasja njihet si e kryer me paramendim, atëherë dënimi ndaj autorit do të jetë më i madh, dhe Kodi Penal italian parashikon burgimin e përjetshëm”, tha gazetarja italiane.

Gazetarja Canditto tha se hetuesit po zbërthejnë çdo gjë nga pajisjet elektronike për të parë nëse këto elemente që dalin nga to përputhen me deklaratat e autorit dhe provat e tjera.

“Hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive, kërkohet pak kohë, pasi duhen bërë kontrolle për pajisjet elektronike, si telefonat celularë apo tabletët, dhe për t’i krahasuar të dhënat me versionin që ka dhënë autori i vrasjes. Avokati i familjes Sula tha se e rëndësishme është që hetimet të mos zhvillohen domosdoshmërisht me shpejtësi, por në mënyrën e duhur”, tha ajo.

Kujtojmë që ish-i dashuri i studentes Ilaria Sula, filipinasi Mark Simson e vrau duke e goditur me thikë shqiptaren dhe më pas e hodhi në një greminë trupin e saj të futur brenda një valixhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026