Gazetarja ngre alarmin: Kemi adoleshentë që shkojnë në shkollë me armë të ftohta
Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën sot në mesditë ku pas një sherri mes disa adoleshentëve, njëri prej tyre, i moshës 14 vjeç ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Marrë shkas nga kjo gazetarja Aida Topalli foli në një intervistë në Euronews Albania ku bëri deklaratën tronditëse duke u shprehur se ka nxënës që shkojnë në shkollë me armë të ftohta. Ndër të tjera ajo tha se edhe prindërit ndonjëherë nuk i pranojnë situatat problematike të fëmijëve të tyre.
“Fatkeqësisht ne sot jemi në situatën ku nxënësit e shkollave i kemi me armë të ftohta me vete. Adoleshentët janë shumë të vështirë për tu mbajtur nën kontroll, por duke u bërë të gjithë bashkë për të zbatuar disa politika që janë të shkruara por që nuk zbatohen mund ta përmisojmë këtë situatë. Prindërit e kanë shumë të vështirë të pranojnë sjellet e gabuara të fëmijëve dhe në vend të marrin masa për rregullimin e situatës, i mohojnë para mësuesve problmatikat që mund të shfaqin fëmijët e tyre”, tha gazetarja Aida Topalli.
Kujtojmë se sot në Tiranë një i ri 14-vjeçar me inicialet M. C., ka humbur jetën në spital, pasi kishte marrë një plagë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij ndërkohë një tjetër 14-vjeçar me inicialet L. M., është në gjendje të stabilizuar, ndërsa ka marrë një goditje me thikë në gjoks.
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën