Gazetarja: Te apartamentet në “Astir” nuk ishin vetëm 5 djemtë e shpallur në kërkim
Në një bashkëbisedim me Mirela Milorin në Euronews Albania, gazetarja Sara Demushi dha më shumë detaje mbi ngjarjen e ndodhur të enjten në zonën e Astirit, në Tiranë.
Sipas saj, vajza e përfshirë në incident nuk ka qenë viktimë dhune, por ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Demushi theksoi se gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve mjekësore, nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj vajzës.
“Ajo ka deklaruar se ndihej e rrezikuar kur ka parë armët dhe ka vendosur të telefonojë familjen e saj, por në momentin e ekzaminimit, mjekët nuk kanë konstatuar shenja dhune,” tha gazetarja.
Një tjetër detaj i rëndësishëm që gazetarja solli ishte prania e tre vajzave të tjera gjatë natës së ngjarjes, përveç personave të shpallur në kërkim.
Sipas saj, ka pasur hyrje dhe dalje të tjera në atë banesë, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur atje.
“Përveç këtyre 5 personave që janë në kërkim, gjatë natës të së mërkurës ka pasur dhe hyrje-dalje të tjera. Kanë qenë dhe tre vajza së bashku me 21-vjeçaren që kanë frekuentuar këto ambiente, por se çfarë ka ndodhur aty nuk dihet. Dhunë ndaj saj nuk ka pasur por janë përdorur lëndët narkotike”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë