Gazetarja tregon detaje nga gjyqi për liderët e UÇK-së: Avokati i Thaçit optimist

2 Prill 2025 | 20:59

Gazetarja Denada Jushi ka folur nga Haga në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Ajo tha se ishte e pranishme në seancë, por se, sipas rregullave të gjykatës, nuk lejohej filmimi ose fotografimi i të pandehurve.

Jushi shpjegoi gjithashtu dhe deklaratat e avokatit të Thaçit pas seancës ku sipas saj ai ishte shumë optimist dhe deklaroi se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të dënuar ish-liderët e UÇK-së.

“Dje u mbyll procedura që prokuroria e ka pasur për këto dy vjet, pasi sot janë mbushur dy vjet nga fillimi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së, edhe pse ata janë mbajtur në paraburgim në Hagë për katër vjet e gjysmë. Në fund të kësaj seance, pala mbrojtëse e z. Thaçi, avokati i tij, z. Luka Misetiç, ka bërë një dalje për gazetarët. Avokati tha se është shumë optimist për përfundimin e këtij procesi, pasi, sipas tij, pas gjithë atyre që ka parë gjatë këtyre viteve, prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të dënuar katër liderët e UÇK-së. Ai shtoi se ajo që prokuroria ka pretenduar në fillim të këtij procesi është shumë larg asaj që ka përfunduar sot”, tha gazetarja Denada Jushi.

Gazetarja njoftoi gjithashtu se prokuroria, para dy vitesh, kishte pretenduar se do të kishte 312 dëshmi, por në fakt janë marrë vetëm 125 dëshmi. Një pjesë e dëshmitarëve janë larguar dhe nuk kanë pranuar të flasin, ndërsa disa kanë dezertuar. Gjatë ditëve në vijim der më 15 prill, prokuroria ka afatin e fundit për të dorëzuar pretendimet e saj të shkruara në lidhje me katër liderët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Dita e djeshme ka qenë edhe dita e fundit kur duhej të paraqitej dëshmitari i fundit, por ai nuk ka ardhur, duke bërë që seanca të mbyllet”, tha Jushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026