Hashim Thaçi largohet nga EULEX-i, protestuesit brohorasin për lirimin e tij

22 Mars 2025 | 13:29

Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX në Fushë Kosovë ku e ka kaluar natën dhe ku sot ka takuar vëllezërit dhe bashkëshorten e tij.

Protestuesit që ishin të pranishëm kanë reaguar për lirimin e Thaçit. Ndërkaq, ata kanë shprehur mllefin etyre për shkak se Gjykata Speciale nuk lejoi ish-Presidentin të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

Në dalje të Hashim Thaçit nga ambientet e EULEX-it, protestuesit kanë bërë thirrje: “Thaçi!”, “UÇK, UÇK”, ku më pas makinat që shoqëronin ish-presidentin kanë marrë drejtimin e Aeroportit të Prishtinës.

Thaçi ka arritur dje në Kosovë ku edhe ka qëndruar në fshatin e tij në Burojë për të vizituar fillimisht varrin e babait të tij Haxhi Thaçi dhe më pas për të qëndruar edhe për pak orë në shtëpinë e tij në vendlindje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026