Hashim Thaçi vizitohet nga vëllezërit e tij në EULEX, paralajmërohet protestë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vizituar nga vëllezërit e tij në ambientet e EULEX. Ata kanë qëndruar për disa momente. Në momenti që kanë dalë, ata kanë folur lidhur me shëndetin e ish presidentit.
Gani Thaçi u tha shkurt mediave se ish presidenti është mirë me shëndet. Pas tyre është parë teksa hynte në EULEX, edhe bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi.
Ndërkohë, ka pasur forca të shtuara të policisë pasi po diskutohet për një protestë rreth orës 12:00, pasi Thaçi të niset për në Hagë. Protesta vjen si një mesazh dhe reagim për insititucionet e Kosovës, pasi përkrahësit mendojnë se qeveria e Kosovës nuk ka bërë sa duhet që Gjykata Speciale të shuhet, pasi nuk lejoi ish-Presidentin të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.
Bëhet me dije se vizitat ndaj Hashim Thaçit lejohet të bëhen deri në orën 18:00. Pas këtij afati kohor, do nisin përgatitjet për nisjen e Thaçit drejt Hagës.
Para EULEX-it ishin të pranishëm edhe të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme në shenjë mbështetje për ish-presidentin.
Thaçi ditën e djeshme ka qëndruar në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, si dhe ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij.
Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:31 Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën
- 18:28 Trump: Nuk pendohem që lehtësova sanksionet e naftës ndaj Iranit përpara se të rifillonin veprimet ushtarake
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur