Gazetarja zbulon çmimet e shërbimit të prostitucionit në qendrat e masazhit
Gazetarja, Aida Topalli, zbuloi në emisionin “Goodmornings Albanians”, në Euronews, çmimet për ofrimin e prostitucionit në qendrat e masazhit në Tiranë.
Topalli tha se tarifat maksimale shkojnë deri në 10 mijë lekë të reja, ndërkohë që shërbimet mund të ofrohen dhe me një çmim më të ulët.
Ajo shtoi se 80% e kësaj shume shkon te pronari i qendrës së masazhit, ndërkohë që vajza e cila shet trupin merr vetëm 20% të vlerës së shërbimit.
“Çmiment nuk i kalojnë 100 mijë lekë të vjetra për një shërbim. Maksimalja është aq, pastaj kemi dhe tarifa më të lira. Vajzat marrin 20% të tarifës që jepet nga klienti. Për pjesën e rrogës nuk e di, por për pjesën e shërbimit ekstra merr 20%, ndërsa 80% shkojnë te pronari i qendrës së masazheve. Edhe normalisht duket sikur kjo pjesë u pëlqen.
Kjo nis nga kultura vetjake që ka një individ, këtu hymë te pjesa sociale. Kështu janë rritur dhe gatuar këta njerëz, ndoshta kultura familjare, ndoshta nuk janë mësuar që t’i arrijnë gjërat vetë në jetë dhe mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të arritur diçka dhe për të bërë kaq para.
Pronarët arrijnë të pasurohen, ndërsa vajzat që punojnë në qendrat e masazhit jo, pasi tarifa më e madhe kalon te pronari”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)