Gëzim Podgorica: Shqipëria ka miratuar rezolutë kundër raportit të Dick Martit
Analisti Gëzim Podgorica duke komentuar aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, thotë se, Kosova është e vonuar në procesin e faktimit të pafajësisë së UÇK-së. Ai tha se, “Kosova duhet të kalojë nga faza e emocioneve në fazën për të de legjitimuar”.
“Kosova është e vonuar në këtë aspekt pasi Serbia ka mbledhur dokumente dhe u ka bërë thirrje serbëve për të qenë dëshmitarë në Hagë, Kosova nuk e ka bërë. Tashmë duhet një qasje institucionale, duhet një qasje e qetë, për të hedhur por me prova dhe dokumente akuzat e ngritura pasi do të jetë një çështje që do të zgjasë shumë”, deklaroi z. Podgorica.
Analisti shtoi më tej se, Parlamenti i Shqipërisë ka votuar rezolutë që t’i shkohet deri në fund raportit të Dick Martit.
“Është miratuar rezolutë për të hedhur dritë mbi akuzat e raportit që ishin të pavërteta. Ajo ishte nismë pozitive nuk ka pse ngarkohet”, tha z. Podgorica.
“Beteja tashmë është në sallën e gjyqit dhe sa më shumë të jetë të koordinuara institucione, sa më shumë të ketë dokumente që dëshmojnë të kundërtën dhe hedhin poshtë atë çfarë atje flitet, normalisht që Kosova do të jetë më e çliruar. Pavarësisht se ne e themi se kjo është çështje individësh, nuk janë individë të zakonshëm por janë lider dhe lider prej më shumë se dy dekadash”, përfundoi analisti.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania