Gazprom rikthen eksportet e gazit në Itali
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, ka thënë të mërkurën se do të rikthejë eksportet e gazit përmes Austrisë, kryesisht në Itali.
Kompania ka vendosur të rikthejë furnizimet pas pezullimit të tyre në fundjavë, duke cituar disa sfida me rregullatorët.
Gazprom ka thënë se vetë ajo dhe konsumatorët italianë, kanë gjetur zgjidhje për shitjen e gazit pas disa ndryshimeve në rregulloren e Austrisë.
Kompania e kontrolluar nga Kremlini, ka njoftuar të shtunën për pezullim të eksportit të gazit përmes Austrisë, pasi një operator i rrjetit nuk i ka dhënë Gazpromit konfirmim për transport, raporton Radio Evropa e Lirë.
Qeveria e Austrisë ka thënë se Gazpromi nuk i ka nënshkruar kontratat e nevojshme.
Sasia e gazit rus që hyn në Itali tani përbën 10 përqind të importit total të shtetit, në krahasim me 40 përqind, vite më parë, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters një burim.
Sipas tij, Italia ka rritur sasinë e gazit që importon nga Algjeria dhe vendet nordike.
Gazprom ka zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme sasinë e gazit që çon në Bashkimin Evropian, duke përmendur nevojën e punimeve në gazsjellës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore