Gënjeshtrat dhe të vërtetat| Sa janë realizuar premtimet e Trump në 100 ditët e para

30 Prill 2025 | 15:07

Presidenti Trump e përdori tubimin në Michigan për të nxjerrë në pah arritjet e 100 ditëve të para të mandatit të dytë, që sipas tij ishte më i suksesshmi në histori.

Ai e vuri theksin tek frenimi i emigracionit ilegal, kthimi i vendeve të punës në SHBA dhe në luftimin e atij që e quajti “makthi i inflacionit”.

Rrjeti informativ britanik BBC ka verifikuar disa nga pretendimet e tij.

A kanë rënë “shumë” çmimet e karburanteve?

Trump tha se çmimi i benzinës ka rënë shumë që kur mori detyrën. Më 29 prill, mesatarja për një galon, i barazvlefshëm me 3.7 litra, në mbarë Shtetet e Bashkuara ishte 3.16 dollarë, sipas të dhënave të Federatës Amerikane të Automjeteve.

Kuota është pak më e lartë se 3.12 dollarë të regjistruar nga i njëjti institucion ditën kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

A ka rënë çmimi i vezëve nën 87 për qind?

Presidenti amerikan foli gjatë për koston e vezëve, një shqetësim madhor për konsumatorët amerikanë nisur nga përhapja e gripit të shpendëve. “Që kur mora detyrën, kostoja e vezëve ka rënë nën 87%”, tha Trump.

Por kjo deklaratë është e rremë. Çmimi mesatar i vezëve të kategorisë A për konsumatorët kur Trump u kthye në detyrë në janar ishte 4.95 dollarë. Ky çmim u ngjit në kuotën rekord prej 6.23 dollarë, sipas të dhënave zyrtare.

A kanë rënë kalimet e paligjshme të kufirit?

Pretendimi i Trump se në dy muaj ka shënuar rekordin e të gjitha kohërave sa i takon numrit të kalimeve ilegale të kufirit mbështetet nga shifrat mujore të regjistruara nga autoritetet në kufirin SHBA-Meksikë.

Në mars u verifikuan 7 mijë e 181 raste emigrantësh, ndërsa në shkurt ishin 8 mijë e 346. Gjithësesi, këto janë shifrat më të ulëta që kur nisi regjistrimi mujor në vitin 2000.

Sa vende pune ka hapur administrata Trump?

Pretendimi i tij se në 3 muaj janë krijuar 350 mijë vende pune mbështetet nga shifrat zyrtare. Në dy muajt e parë në detyrë, sipas të dhënave të Byrosë Statistikore të Punës, vendet kanë qenë 345 mijë.

Por, gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, 468 mijë vende pune ishin krijuar nën drejtimin e presidentit Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor

Ushtritë kineze dhe ruse kryen të shtunën stërvitjen e tyre të 11-të strategjike ajrore të përbashkët mbi Detin e Japonisë, Detin e Kinës Lindore dhe...
15:04 | 27/06/2026

Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

Mediat shtetërore iraniane raportuan se sulmet goditën një antenë telekomunikacioni në zonën Sirik të Iranit jugor. Bahreini tha se ishte shënjestër e “një numri” dronësh...
14:45 | 27/06/2026

Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

Kriza në industrinë automobilistike po i shtyn prodhuesit e mëdhenj të makinave drejt industrisë ushtarake. Pas lajmeve se Volkswagen po shqyrton prodhimin e pajisjeve për mbrojtjen ajrore,...
14:02 | 27/06/2026