Zbriti nga makina pa vajtur në shtëpi, si i shpëtoi atentatit të 3-të Gentian Bejtja
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me 1 viktimë dhe 2 të plagosur mbrëmjen e të hënës në Krujë.
Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije se autorët kanë lënë makinën pak metra larg banesës, kanë zbritur në këmbë dhe kanë hapur zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autorët kanë qëlluar dy herë. Një herë tek banesa dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjeten dhe 4 gëzhojat. Në total janë sekuestruar 28 gëzhoja. Po i njëjti burim bën me dije se familjarët theksojnë se 29-vjeçari Ramazan Sinoka punuar si shofer në Prokurorinë e Apelit.
Një tjetër detaj interesant është fakti që Gentjan Bejtja ka qenë në shtëpi një natë me parë. Po ashtu ka dyshime se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjas.
Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Gentian Bejtja ka qenë në makinë dhe ka zbritur rrugës pa vajtur në shtëpi.
Ky i fundit kishte ikur në Holandë prej më shumë se një viti, por autoritetet nuk kanë një informacion që ka kërkuar azil politik atje. Hetuesit janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbuluar vendndodhjen e tij.
Po ashtu dyshimet janë se Bejtja, shënjestra e atentatit, ka kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi por që i është refuzuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane