“Gërdeci”, gazetari: Provat flagrante që implikojnë direkt Shkëlzen Berishën
Gazetari Adriatik Doçi tha në një intervistë për Euronews Albania se ka prova dhe dokumente që vërtetojnë që Shkëlzen Berisha jo vetëm ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit por pronari në hije i ‘biznesit të vdekjes’ në Gërdec.
Doçi u shpreh se këto dokumente dhe prova që sipas tij janë në procesverbalet e prokurorisë, ngrenë dyshimet se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ai i drejtësisë , Aldo Bumçi ishin ushtarë të Shkëlzen Berishës dhe vepronin për llogari të tij.
“Kur shpërtheu Gërdeci, 2 orë më pas, Mediu i telefonin 4 herë Berishës dhe Mihal Delijorgjit. Para se të nisin procedurat për këtë çështje, Shkëlzen Berisha del dhe hyn në zyrën e Fatmir Mediut dhe kjo është e faktuar, se çfarë kanë biseduar nuk dihet. Por pasi ata takohen, Mediu përgatit një dokumentacion që e çon në qeveri që përcakton edhe kompaninë që duhet të merrej me këtë proces që është Mihal Delijorgji dhe një amerikan që kishte përfaqësues ligjor Rrahman Selmanllari, që është mik i Shkëlqen Berishës. Ministrat Rusmali dhe Bode e kundërshtuan propozimin e Mediut në mbledhjen e 17 shkurtit 2007, madje ka pasur edhe debat mes tyre”, tha Doçi.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta