Gërvalla thirrje qytetarëve: Shmangni kalimin nëpër Serbi, t’i mbajmë sytë hapur

17 Prill 2024 | 18:57

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, mbajti pasditen e së mërkurës një konferencën për media për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Ajo u shpreh se ndalimi i kosovarëve në Serbi lidhet me rezultatin që Kosova mori të martën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Gërvalla tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar Kosovën dhe tani po i zbaton ato kërcënime.

“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë bazohet në atë që ndodhi ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuese të presidentit serb Vuçiç i cili ka kërcënuar jo vetëm Kosovës po edhe mbështetësit tanë që vota pro Kosovës do të ketë pasoja”, tha Gërvalla.

“Vuçiç ka nisur zbatimin e kërcënimeve të tij”, ka thënë Gërvalla.

Ajo iu bëri thirrje shtetasve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi pasi siç tha nuk mund të dimë deri ku mund të shkojnë veprimet e Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026