Giuliani shpall falimentin/Lëvizja, pas gjobës 148 milionë $ të vendosur nga gjykata
Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, një bashkëpunëtor i hershëm i presidentit Donald Trump, ka shpallur falimentin vetëm pak ditë pasi u urdhërua të paguante 148 milionë dollarë për shpifje.
Ai u urdhërua të paguante shumën në fjalë pasi një gjyqtar konstatoi se kishte shpifur në dëm të dy punonjëseve elektoral të shtetit të Xhorxhias, se kishin ndërhyrë në zgjedhjet e 2020-s.
Lëvizja e fundit e Giulianit tregon se ai ka miliona dollarë detyrime për çështje ligjore dhe taksa të papaguara. Një zëdhënës i tij tha se lëvizja nuk duhet të habisë askënd.
Në një deklaratë, përfaqësuesi i ish-kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Ted Goodman tha se, askush nuk e ka besuar se klienti i tij mund të paguajë një shumë kaq të madhe.
Ai shtoi se shpallja e falimentit do t’i japë zotit Giuliani shansin dhe kohën të ndjekë apelimin, si dhe të ofrojë një proces transparence për financat e tij nën mbikëqyrjen e gjykatës.
Giuliani, 79 vjeç, deklaroi më herët se ndodhej në vështirësi financiare për shkak të shpenzimeve ligjore.
Është e paqartë se si do të ndikojë deklarata e falimentimit në pagesat, por ligji i falimentimit në Shtetet e Bashkuara nuk lejon zgjidhjen e borxheve që rrjedhin nga “dëmtimi me dashje dhe me qëllim të keq” të shkaktuar ndaj një pale tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania refuzon kërkesën e BE-së: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme
Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani
Konflikti në Gjirin Persik/ Teherani kërkon lirim të 50% të fondeve të ngrira pas nënshkrimit të memorandumit me SHBA-në
- 21:15 Gjermania refuzon kërkesën e BE-së: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme
- 21:10 Hezbollahu kundërshton armëpushimin e rinovuar të arritur nga Izraeli dhe Libani
- 21:07 Konflikti në Gjirin Persik/ Teherani kërkon lirim të 50% të fondeve të ngrira pas nënshkrimit të memorandumit me SHBA-në
- 21:05 Trump: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve për të kufizuar fuqitë e luftës është jopatriotike
- 21:00 Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!
- 21:00 Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet