I dënuar me 12 vite burg për drogë, ekstradohet nga SHBA Albert Shkëmbi

22 Dhjetor 2023 | 16:37

60-vjeçari Albert Shkëmbi është ekstraduar nga SHBA në Shqipëri, pasi ishte dënuar me 12 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Përmes një njoftimi, Policia bëri me dije se ekstradimi i tij u realizua në kuadër të operacionit “Return”.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar  trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion i suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë (RSO)/Zyra e Hetimeve kriminale (OCIU) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, i dënuar me 12 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese amerikane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Return”.

Në kuadër të këtij operacioni, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shtetasi Albert Shkembi, 60 vjeç.

Lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi, në New Jersey, në muajin qershor të këtij viti, është bërë e mundur pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar  trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026