Gjykata italiane liron “Zotin e drogës”: E ka shlyer dënimin në Shqipëri

19 Dhjetor 2023 | 11:48

Alket Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i cilësuar nga mediat italiane si “Zoti i drogës”, është liruar nga drejtësia italiane.

Hatija u arrestua në gusht të këtij viti në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë për të shlyer dënimin prej 20 vjetësh burgim të dhënë nga drejtësia italiane.

Pas ankimimit të avokatëve, Gjykata e Apelit të Milanos, e konsideroi dënimin prej 10 vitesh të kryer në Shqipëri, si një shlyerje të dënimit që ai kishte në Itali, pasi veprat penale janë të njëjtat.

Alket Hatija, 50 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sipas policisë Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdha heroine në drejtim të Italisë gjatë periudhës 2003-2004.

30-vjeçar asokohe, Hatija dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin automjete të transportit ndërkombëtar, për të fshehur sasi deri në 10 kg heroinë dhe për ta transportuar nga Shqipëria drejt Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026