Gjashtëmbëdhjetë viktima dhe 681 të prekur nga COVID-19 në Shqipëri
Gjashtëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit ndërsa 681 persona të tjerë u diagnostikuan me COVID-19 duke e çuar totali e pandemisë në 2,018 viktima dhe 34,974 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë tha të premten se viktimat ishin të moshave 50-90 vjeç nga Tirana (8), Fieri (3), Shkodra (2), Rrogozhina, Durrësi dhe Elbasani.
Aktualisht në spitalet COVID-19 në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Nga 3,340 testime të kryera, ministria tha se 681 persona rezultuan të prekur – me një pozitivitet 20.3%.
Gjatë kësaj periudhe kohore 872 persona u deklaruan të shëruar duke e çuar totalin në 79,131 individë të cilët e kanë mposhtur infeksionin.
Ministria thotë se prej 11 janarit ka kryer 23,635 vaksinime kundër COVID-19 – 942 prej të cilave brenda 24 orëve të fundit – mirëpo nuk saktëson sa persona kanë marrë dy injeksionet e vaksinës dhe sa vetëm një.
Nga 9 marsi 2020, kur u diagnostikua rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet kanë kryer 504 mijë teste prej së cilave në total kanë rezultuar të infektuar 116,123 persona – pozitiviteti 23%.
Prej totalit të rasteve, 68.1% janë shëruar, 30.1% mbeten ende me mbartje të virusit, ndërsa 1.8% nuk ia kanë dalë mbanë.
Tirana është qarku me situatën më shqetësuese pasi raportohen 23,432 raste të diagnostikuara rishtazi me COVID-19 dhe të cilat janë ende me mbartje të virusit. Më pas vijnë Fieri (2,524), Vlora (1,615) dhe Durrësi (1,615).
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës