Gjasula beson te fitorja, Asllani flet për aventurën tek Interi
Prej së dielës kombëtarja vijon përgatitjet në prag të sfidës me Izraelin ku janë vendosur në qytetin e Durrësit. Një ditë më parë janë kryer dhe afrimet e fundit, ndërkohë që në konferencën për shtyp kanë dalë Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani.
Mesfushori që luan në Gjermani pohoi se Shqipëria ka të gjithë mundësitë për të dalë me kokën lart nga transferta e Izraelit.
“Po sigurisht, besoj se u duk dhe në ndeshjen e parë që kemi mundësi që të fitojmë ndeshjen. E dimë se sa e rëndësishme është atje për të arritur objektivin tonë dhe do japim maksimumin. Duhet të jemi optimist se duhet të marrim 3 pikë atje”- tha Gjasula.
Mungesat e penalizojnë skuadrën, por synimi është i qartë.
“Besoj se shumë gjëra kanë ndryshuar, shumë çuna të rinj kanë ardhur. Ne kemi kualitetin për të fituar ndeshjen”- tha Gjasula.
Kristjan Asllani veç emocioneve në këtë prag ndeshje ka folur dhe rreth aventurës që po kalon tek zikaltrit.
‘Kam kaluar nga një ekip i vogël te një ekip super i madh. Është peshë e madhe për mua, por s’ka problem i kam qejf këto gjërat”
Izraeli qëndron në krye të grupit me 5 pikë, ndërsa kuqezinjtë në të tretin me 1 barazim dhe 1 humbje.
LEXONI GJITHASHTU:
Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)