Gjenden çanta me para, pamjet nga goditja e rrjetit italo-shqiptar të kokainës
Antimafia italiane ka publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, që ka çoi në goditjen e një rrjeti ndërkombëtar italo-shqiptar të trafikut të kokainës.
Operacioni, i koduar “URA”, çoi në lëshimin e 52 urdhër-arresteve në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Durrësin, Vlorën dhe Fierin, por dhe në territorin italian.
Pamjet e shpërndara nga autoritetet italiane tregojnë momente të sekuestrimit të sasive të mëdha të kokainës, shumave të konsiderueshme të parave në cash, si dhe arrestimin e disa prej të dyshuarve. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë disa milionë euro, përfshirë asete të luajtshme dhe të paluajtshme në të dy vendet.
Në këtë aksion të gjerë janë angazhuar forcat e policisë shqiptare, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe përfaqësues të Drejtorisë Investigative Antimafia të Italisë (DIA). Hetimet janë ndjekur nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara.
Sipas mediave italiane, në listën e të dyshuarve përfshihen edhe punonjës policie, avokatë dhe persona me të kaluar kriminale. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe shpërdorim detyre.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se ndër emrat më të njohur për të cilët është lëshuar urdhër-arrest është Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, një figurë e njohur për drejtësinë shqiptare. Vitin e kaluar, gjatë një kontrolli në banesën e tij, u sekuestruan rreth 3 milionë euro në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është lëshuar urdhër-arrest edhe për Ligor Çombashin, administrator i një kompanie udhëtimi, si dhe për një avokat në Durrës.
Detaje të mëtejshme për këtë operacion do të bëhen publike në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në orën 11:30, me pjesëmarrjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, Kryeprokurorit të Barit Roberto Rossi, Drejtorit të Antimafias Italiane Gjeneral Michele Carbone, si dhe përfaqësuesit të Eurojust për Italinë, Gianluca Forlani.
Operacioni “URA” është zhvilluar me mbështetjen e Interpol, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Tiranë, Policisë së Shtetit, dhe nën koordinimin e Eurojust, Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës, Prokurorisë së Barit, dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm në Tiranë.
Ky aksion është pjesë e një hetimi të përbashkët të nisur prej muajsh mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, që ka për synim çmontimin e organizatave kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetimet kanë zbuluar një strukturë të konsoliduar trafiku, që lidhte Ballkanin me Puglinë dhe më tej me vendet e Evropës Veriore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin