Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi të zhdukur në luftë

19 Dhjetor 2025 | 19:00

Autoritetet kosovare kanë gjetur të premten mbetje mortore të njeriut, që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, gjatë gërmimeve në një lokacion në Rahovec.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se gjatë gërmimeve kërkimore në Përzhina të Rahovecit të premten pasditen janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që i përkasin një individi.

Kjo është dita e tretë me radhë e gërmimeve të vazhdueshme në këtë zonë, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.

Gjatë gërmimeve të vazhdueshme këto tri ditë, autoritetet kanë gjetur në përgjithësi mbetje mortore të dy personave, si dhe dy pjesë kockore, tha komisioni në Facebook. Ato janë dërguar për ekzaminim.

“Mbetjet mortore të zhvarrosura, të cilat potencialisht iu përkasin viktimave të luftës që janë ende në Listën e Personave të Zhdukur, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet forenzike”, thuhet në njoftim.

Kohët e fundit autoritetet kanë kryer vazhdimisht gërmime në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë. Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026