Gjendet e vdekur në banesë 38-vjeçarja shqiptare, në oborr i plagosur dhe vëllai

20 Prill 2023 | 09:23

Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë pasditen e së mërkurës në provincën e Pavias në Itali.

Sipas mediave italiane ajo është shtetasja me origjinë shqiptare Anila Ruci. 38-vjeçarja u gjetë e ekzekutuar me thikë brenda banesës së saj në Scaldasole.

Ndërsa jashtë shtëpisë, në via Piave, në qendër të qytetit Lomellina, u gjet i plagosur po me thikë edhe vëllai i gruas. Ky i fundit është rreth të 30-ave dhe tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet pritet ta marrin në pyetje për të mësuar versionin e tij të ngjarjeve. Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën dhe po vijojnë hetimet në përpjekje për të përshkruar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026