Gjendet i vdekur në stacionin e trenit në Gjermani kampioni shqiptar i boksit

4 Janar 2023 | 09:21

Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë me thikë në stacionin e trenit në qytezën e Gunzenhausen në Gjermani. Mediat gjermane bëjnë me dije se 23-vjeçari i identifikuar si Liridon B. është një ish-kampion i juniorit Frankonian 2015 në boks dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë deri në 60 kilogramë.

Trjaneri i tij në një prononcim për media deklaroi se 23-vjeçari ishte një kampion premtues në boks, por karriera e tij filloi të merrte të tatëpjetën në momentin që fillohej të shoqërohej me persona që merreshin me trafik droge.

“Pas kësaj ai rrëshqiti në rrugën e gabuar. Fillli të shoqërohej me shokë që merreshin me drogë, u arrestua dhe shkoi në paraburgim për të mitur. Pas burgut ai erdhi tek unë për stërvitje sepse donte të boksonte përsëri. Ai premtoi se nuk do ta djalloste më. Por një vit më parë ai i dha fund sportit dhe ndaloi së luajturi”, tha trajneri.

Në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridon B. ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M., 23-vjeç, gjithashtu me precedentë në fushën e narkotikëve. Ish-boksieri e goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit, duke e plagosur rëndë.

Dy orë e gjysmë pas debatit, Liridon B., u godit me thikë dhe u gjet i vdekur në stacionin e trenit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026