Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë

20 Janar 2025 | 09:47

Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të hëne, pranë zonës së ish stacionit të Trenit në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, në trupin e viktimës, shtetasit me iniciale K.S., nuk janë konstatuar shenja dhune.

Hetimet paraprake tregojnë se humbja e jetës dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 20.01.2025, rreh orës 07:00, tek ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026