Gjenerali britanik: 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë dhe plagosur në Ukrainë

17 Korrik 2022 | 21:47

Kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe, Tony Radakin thotë se Rusia ka humbur 50.000 ushtarë të cilët i janë vrarë ose plagosur gjatë pushtimit të Ukrainës dhe rreth 1.700 tanke i janë shkatërruar.

Sipas tij, çdo spekulim se humbjet mund të rrëzojnë qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, janë thjesht “dëshirë”.

“Mendoj se disa nga komentet se ai nuk është mirë ose dikush me të vërtetë do ta vrasë atë ose do ta largojë nga pushteti, janë thjesht dëshirë”, tha ai.

Ai theksoi se përveç humbjeve në personel dhe tanke, Rusisë i janë shkatërruar rreth 4.000 mjete të blinduara luftarake që prej pushtimit të 24 shkurtit.

Rreth 100 deri në 150 civilë janë vrarë nga sulmet ushtarake ruse në Ukrainë gjatë dy javëve të fundit.

Agjencia e energjisë atomike e Ukrainës akuzoi Rusinë për përdorimin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë për të ruajtur armët dhe për të bombarduar rajonet përreth Nikopol dhe Dnipro. Por Presidenti beson se vendi do të çlirohet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime

Komisioni Evropian propozoi të premten zgjerimin e Sistemit të Tregtimit të Emetimeve (ETS), duke përfshirë në tregun e karbonit një pjesë të fluturimeve ndërkombëtare që...
13:24 | 17/07/2026

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)

Të paktën dy persona humbën jetën ndërsa stuhi të forta goditën Francën gjatë natës pas një vale të zgjatur të të nxehtit, ndërsa 53,000 familje...
11:54 | 17/07/2026

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026