Gjenerali: Izrael-Hamas nuk është një luftë klasike, pse s’po zbatohen rregullat
Temë e emisionit Review, në Euronews Albania, këtë të shtunë ishte lufta e nisur prej tashmë 7 ditësh mes Izraeli dhe Hamasit.
I ftuar në emision gjenerali Albert Mullai analizoi dhe tipologjinë e luftës që po zhvillohet në Izrael, ku duket se rreegullat nuk po zbatohen.
Mullai tha se diferenca e një lufte klasike me atë që po ndodh në Izrael është se nuk po ndeshen dy shtete, por një aktor shtetëror dhe një aktor joshtetëror. Ai nënvizoi se aktorët joshtetërorë nuk i zbatojnë rregullat e luftës dhe njehësojnë civilët me ushtarakët në objektivat e tyre.
“Është një luftë si të gjitha luftërat e tjera në kuptimin që këtu nuk kemi dy shtete që ndeshen. Këtu kemi një shtet dhe një aktor joshtetëror siç është Hamasi. Pjesëmarrja në luftë e aktorëve joshtetërorë, gjithmonë ka futur risi që kanë prishur rregullat e luftës dhe humanitetit.
Ata nuk i ndjekin këto rregulla dhe nuk mbajnë përgjegjësi për to. Kanë dhe disa karakteristika të tjera, siç janë mungesa e uniformës, mungesa e komandim-kontrollit, e linjës vertikale që të komandohen të gjithë në një drejtim. Aktorët joshtetërorë krijojnë problem mes zhdukjes së ushtarakëve dhe civilëve që rrit ndjeshëm numrin e viktimave.
Forcat Wagner janë një shembull i Hamasit, që nuk i zbatojnë rregullat dhe bëhen një me civilët. Kjo është tendencë e hershme dhe e këtyre fuqive për të përdorur njerëzit si armë. Modeli klasik është ai i 11 shtatori ku u përdorën njerëzit për të goditur Kullat Binjake”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë