Gjenerali: Beteja është për jetë a vdekje, por Izraeli do ta çojë deri në fund
Gjenerali, Albert Mullai, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku analizoi dhe tipologjinë e luftës që po zhvillohet në Izrael.
Mullai tha se Izraeli do ta çojë deri në fund atë që ka nisur dhe nuk do të tërhiqet.
Ai theksoi se Hamasi në aspektin ushtarak është drejt fundit të tij dhe këtë e tregon goditja e dëshpëruar që bëri ditën e sotme me raketa me gjatësi 200 km drejt Tel Avivit apo Ashkelonit.
“Nëse e vini re të gjitha thirrjet që bëjnë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, NATO dhe BE, i drejtohen Izraelit, se ai është i vetmi aktor shtetëror aty. Në pikëpamje të të drejtës ndërkombëtare e gjithë përgjegjësia për atë që po ndodh aty, për atë masakër, i shkon Hamasit, i cili nuk është aktor shtetëror. Por askush nuk i drejtohet atyre, përveç grupit Hezbollah, ose iranianëve. Por të gjitha organizatat e tjera i drejtohen Izraelit se është i vetëm aktor shtetëror që zbaton rregullat e luftës.
Betaja është shumë e ashpër është për jetë a vdekje. Unë nuk mendoj se Izraeli nuk do të ndalojë. Është një betejë e nisur nga ata dhe u deklarua qartë nga shefi i shtabit se kanë hapur “portat e ferrit”, në kuptimin figurativ të fjalës. Edhe raketat drejt Tel Avivit dhe Ashkelonit, të nisura sot gjatësi 200 km është një lloj fundi i rezistencës së Hamasit në aspektin ushtarak, ata po e ndiejnë këtë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë