Gjenerali norvegjez: Rusisë i duhen 2-3 vite të rifitojë aftësinë të sulmojë NATO-n

4 Qershor 2024 | 12:36

NATO ka vetëm dy deri në tre vjet për t’u përgatitur përpara se Rusia të rifitojë aftësinë e saj për të nisur një sulm konvencional ndaj aleancës, ka thënë gjenerali i lartë norvegjez, Eirik Kristoffersen.

Komentet e gjeneralit janë të fundit në një seri paralajmërimesh nga udhëheqës perëndimorë dhe zyrtarë të mbrojtjes rreth kërcënimeve që vijnë nga Moska dhe mungesës aktuale të gatishmërisë së aleancës.

“Në një moment dikush tha se Rusisë do t’i duhen 10 vjet, por unë mendoj se se i duhen 2 ose 3 vjet për të rinisur një sulm, kjo për shkak të bazës industriale që tani po funksionon në Rusi,” tha Kristoffersen.

“Kemi vetëm pak kohë, dy deri në tre vjet për të rindërtuar forcat tona, për të rindërtuar rezervat tona, në të njëjtën kohë kur ne po mbështesim Ukrainën”, tha ai.

Norvegjia ka qenë anëtare e NATO-s që nga themelimi i saj në 1949.

Vendi skandinav ka rritur shpenzimet e tij për mbrojtjen që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe synon të përmbushë pragun prej 2% të PBB-së në vitin 2024, me një rritje të mëtejshme prej 2.7% të PBB-së të synuar deri në vitin 2030.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare

Platforma X e Elon Musk po hyn zyrtarisht në sektorin bankar me lançimin e X Money, një shërbim të ri financiar që synon ta kthejë...
17:56 | 28/07/2026

Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar prokurorit të lartë të Ukrainës të shqyrtojë nisjen e procedurave penale kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, sipas...
17:33 | 28/07/2026

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të zgjidhet këtë vit për një mandat pesëvjeçar, që nis më 1 janar 2027. Më...
17:05 | 28/07/2026