Gjermania: Deklaratat e Dodikut në Moskë janë të papranueshme dhe fyese

11 Shtator 2025 | 14:12

Ambasada gjermane në Sarajevë ka thënë të enjten se deklaratat e ish-presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodiku, ditë më parë në Moskë lidhur me përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në Bosnje, janë të papranueshme dhe fyese.

Dodiku e vizitoi Moskën të martën dhe u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij për mediat përfaqësuesit të lartë, Christian Schmidt.

“Përfaqësuesit e lartë kanë shkarkuar mbi 900 përfaqësues të zgjedhur në Bosnje, dy të tretat e të cilëve janë nga Republika Sërpska. Republika Sërpska i ka mbetur e përkushtuar ndaj ‘shkronjës’ së Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa Perëndimi ka përdorur të ashtuquajturën frymë të marrëveshjes. Për vite me radhë kemi pasur një të huaj pa emër të quajtur Schmidt, përmes të cilit ata imponojnë vendime”, tha Dodik.

Ambasada gjermane u bëri thirrje “të gjithëve” në Bosnje të distancohen nga “kjo mënyrë e të shprehurit nga Dodiku dhe të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë të denjë”.

Ambasada kujton se Schmidt u propozua nga Gjermania dhe u zgjodh nga Bordi Drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke filluar me Rezolutën 1031 (1995).

“Si autoriteti përfundimtar për marrjen e vendimeve detyruese mbi masat e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, kompetencat e tij rrjedhin nga Shtojca 10 e Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqen (GFAP) dhe janë konfirmuar rregullisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që nga viti 1998, përfshirë Rezolutën 1144. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës gjithashtu i ka njohur në mënyrë të qartë kompetencat e përfaqësuesit të lartë”, tha Ambasada në një deklaratë.

Muajin e kaluar, Dodikut iu hoq mandati si president i entitetit serb të Bosnjës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës, pasi Gjykata e Apelit e Bosnjës e mbajti në fuqi dënimin e ndaj tij nga shkurti me një vit burgim dhe me ndalim të ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet.

Ai u dënua pikërisht për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026