Gjermania dërgoi grupin e parë të vaksinave Pfizer në Kinë
Gjermania ka dërguar në Kinë grupin e parë të vaksinave Pfizer kundër virusit korona, për shtetasit gjermanë që jetojnë në atë vend, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebbesstreit.
Pas vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në Pekin në nëntor, të dy vendet ranë dakord që të lejojnë qytetarët gjermanë në Kinë që të vaksinohen me vaksinat Pfizer, ndërsa qytetarët kinezë në BE do të mund të vaksinohen me Sinovac të Kinës, raporton Reuters.
Qeveria gjermane dëshiron që mundësia e vaksinimit Pfizer në Kinë të shtrihet edhe për të huajt e tjerë që jetojnë në vend, si dhe për vetë qytetarët kinezë, theksoi Hebbesstreit.
Që nga fillimi i shpërthimit të virusit korona, Pekini ka insistuar që qytetarët kinezë të vaksinohen ekskluzivisht me Sinovac dhe vaksina të tjera të prodhuara në Kinë, nga të cilat janë nëntë gjithsej.
Megjithatë, asnjë nga këto vaksina nuk është përshtatur me variantin omikron shumë ngjitës të virusit.
Kina tani për herë të parë po lejon përdorimin e vaksinave me teknologjinë mRNA, të cilat janë prodhuar në Perëndim, dhe arsyet janë politike dhe shëndetësore, sipas agjencisë.
Politikisht, Pekini do të donte të përmirësonte marrëdhëniet me Gjermaninë dhe të gjithë BE-në, dhe në të njëjtën kohë në Kinë ka shqetësim për shpërthimin e mundshëm të epidemisë së virusit korona pas heqjes së regjimit shumë të rreptë “zero Covid” në vend.
Ekspertët parashikojnë se më shumë se një milion njerëz mund të vdesin nga virusi korona në Kinë vitin e ardhshëm.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta